Hapet panairi artizanal në kuadër të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë. (Pranë Muzeut të qytetit)10:00
Vazhdon dita e dytë e Marketit të Ndërtimit, ku marrin pjesë kompani të ndërtimit dhe qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
14:00
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie. (Holli i MINT)
14:00
Administrata Tatimore e Kosovës mban tryezë diskutimi lidhur me promovimin e të dhënave të hapura, të publikuara në web-faqen e ATK-së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
19:00
Mbahet nata e parë e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë. (Bulevardi i qytetit)
20:30
Western Balkans Youth Orchestra do të mbajë koncert me vepra nga kompozitorë të njohur, si Johannes Brahms, Zoltan Kodály, Arturo Marquez, Dmitri Shostakovich dhe Drinor Zymberi – Kosovë. (Atelieja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë).