Raporti është i ri por të gjeturat, pak dallojnë nga ata paraprakë.
Instituti Kosovar për Drejtësi, nxori të dhënat për sesionin pranveror të Kuvendit i cili mbylli punimet në fund të javës së shkuar.
Nga monitorimi i 33 seancave po del se në shumicën e tyre munguan pjesëtarët e kabinetit qeveritar, në krye me diplomaten Donika Gërvalla, gjë që s`u evidentua as nga Kuvendi.
Aktiviteti legjislativ qe i dobët edhe për atë shumë ligje me interes për qytetarët u zvarritën.
Për këtë, sipas IKD faj pati mazhornaca që nuk dialogoi me opozitën. E të dobët si performancën e këtij sesioni, këtë legjislaturë po e cilëson edhe opozita.
Gjatë kësaj kohe, u miratuan 44 ligje por monitoruesit evidentuan po ashtu se pati gjuhë jo parlamentare, seksiste e sjellje të dhunshme.