Krenar Shala, analist i rregullt në Kanal 10, ka shkruar në një status, në të cilin ka komentuar protestën e sotme të gazetarëve kundër vendimit të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Shala ka bërë një interpretim aspak kreativ e si zakonisht është e ka përcjellë mirë mesazhin nga lartë, ‘S’je me ne je kundër nesh’.
Sipas tij, gazetarët protestues nuk kanë dalë në protestë për fjalën e lirë.
“Respekt për juve gazetarëve, po sot nuk jeni dalë në protestë për fjalën e lirë. Rrnoft gazetaria, fjala e lirë & demokracia!” – shkruan ai