Mbrëmjen e së hënës, pas orës 23:00, një vajzë 21 vjeçare, është hedhur nga dritarja e katit të tretë të një hoteli në Pejë, shkruan Gazeta Insajderi.
Vajza me inicialet D.U (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se është shtyrë nga ky kat derisa Policia e Kosovës, po e cilëson rastin si ‘lëndim i rëndë trupor’.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë Gazetës Insajderi se deri më tani janë intervistuar tre persona në cilësinë e dëshmitarit.
“Mbrëmë pas orës 23:00 një vajzë është hedhur nga kati i tretë i një hoteli në Pejë. Ajo ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Janë intervistuar tre persona në cilësinë e dëshmitarit dhe policia rajonale është duke e hetuar ende rastin. Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Gashi.
Gashi, ka bërë me dije për Insajderin, se deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar.
“Tani për tani nuk ka ndonjë të dyshuar”, u shpreh ai.
Gazeta Insajderi, merr vesh se gjendja e viktimës nuk është e mirë, ndërsa kontakti me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka qenë i pamundur