Ka përfunduar protesta e sotme e gazetarëve në mbrojtje të fjalës së lirë, por aty një qytetar tentoi ta pengonte protestën nëpërmjet një provokimi me pankartë.
Portali ka mësuar se personi në fjalë është Erion Beqiraj, aktivist i Vetëvendosjes i njëjti ka publikuar edhe një status në Facebook, ku është tallur me protestën e gazetarëve.
Në sheshin e Prishtinës protestuan gazetarë, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.
Ata u mblodhën sot pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullim të licencës së Klan Kosovës.