The Washington Post ka shkruar për protestën e gazetarëve në mbështetje të fjalës së lirë dhe lirisë së medias që erdhi pas vendimit të qeverisë për pezullim të licencës së Klan Kosovës.
Ata i janë referuar artikullit të publikuar nga Associated Press ku është raportuar për protestën e mbajtur sot.
Në shkrim përmenden gazetarët të cilët e kanë cilësuar vendimi ne qeverisë “si një luftë të hapur dhe të paprecedentë…kundër medias”.
Është cituar po ashtu kryeredaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla, që e ka quajtur vendimin jofer, dhe si presion për ta ndalë Klan Kosovën së bëri atë që po e bën.