Teksa protesta është duke u mbajtur në shesh kundër vendimit të MINT për shfuqizimin e certifikatës të bizensit të Klan Kosovës, ministrja Rozeta Hajdardi ka dalë me një reagim tjetër.
Hajdari ka bërë të ditur se ARBK ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese.
Sipas saj, këto 5 biznese, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Gnjilane – Serbi”; “Pristina – Serbi”; “Djakovica – Serbi”; “Kosovska Mitrovica – Serbi”.
Njëherit ajo shton se bizneset në fjalë kanë veprimtari përkatësisht në blerje dhe shitje të patundshmërisë personale, tregti me pakicë me porosi, ndërtim të objekteve banesore e jobanesore dhe telekomunikim kabllor.