Rastet e dhunës në familje nuk janë edhe të pakta në vendin tonë e që fatkeqësisht gratë janë ato të cilat vazhdojnë të përjetojnë dhunën nga burrat e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në komunën e Deçanit, shkruan Gazeta Papirus.
Siç informon Policia, bëhet e ditur se burri ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas e cila është detyruar të lajmërojë Policinë.
Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
/Gazeta Papirus/