Rastet kur personat gjuajnë me armë zjarri në dasma nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Raste të tilla ndodhin sidomos gjatë verës, e hiç më pak se dje.
Policia bën të ditur se në Prishtinë dhe Shtime ka sekuestruar dy armë zjarri, shkruan Gazeta Papirus.
Në rrugën “Kristaq Cepa” në kryeqytet një person dyshohet se ka shkrepur me armë zjarri me ç’rast është njoftuar Policia, ku në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe gëzhojë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar.
Ndërsa, një rast tjetër po i njëjt ka ndodhur në fshatin Petrovë në komunën e Shtimës dje rreth orës 14:30.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gas e kalibrit 9 mm . Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
/Gazeta Papirus/