“Përqafimi i fitores”, siç e quajti Rama do të mbahet në Sheshin “Skënderbej”, i cili tashmë po bëhet gati. Në fotot dhe videon e siguruar nga LSA, duket vendi ku do të mbajë fjalimin Rama, i njëjti me padiumin gjatë fushatës elektorale.
Në Sheshin “Skënderbej” janë vendosur karrige të kuqe dhe të zeza, si ngjyra e flamurit kombëtar.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, njoftoi më herët Rama.