Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona për të hyrë në Kosovë nga Merdari është 1 kilometër, ndërsa pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 3 deri në 5 minuta.
Kurse, pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 30 minuta.
E, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, por ato janë për të dalë nga Kosova, e që shkojnë deri në 50 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në 15 minuta.
Gjendje më e mirë paraqitet në pikat tjera kufitare, ku pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.