Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka publikuar një status të gjatë në faqen zyrtare të tij në Facebook.
Muja në këtë status ka pretenduar se ka zbuluar historinë ndër vitet të mediumit Klan Kosova.
Postimi i plotë:
“Janë dy çështje në lidhje me Klan Kosova – (1) kërkesat ligjore për licencë mediatike OSHMA dhe (2) kërkesat ligjore për licencë biznesore.
(1) Legjislacioni i Komisionit të Mediave i miratuar ndërmjet 2008-2010, Neni 21, paragrafi 3, i Ligjit për KPM përcakton se ‘licencat nuk mund të shfrytëzohen pa autorizim dhe pa aprovim paraprak me shkrim nga KPM’ Rregullorja e KPM për Kushtet dhe Termet e Licences së KPM, Neni 15, pika 2, përcakton se ‘për çdo ndryshim në pronësi që kap më shumë se 10% të aksioneve të interesave apo që kanë ndikim të theksuar në kontrollin e të licencuarit, kërkohet paraprakisht aprovimi me shkrim nga ana e KPM’
Ndërmjet 2013-2020 sipas KPM Klan Kosova nuk ka kërkuar asnjëherë aprovim apo lajmëruar burimet e financimit dhe ndryshimet në pronësi si në vijim:
1.1 Me 20.08.2013 pronësia i kalon Florent Nallbani- nuk është lajmëruar apo aprovuar nga KPM
1.2 Më 04.12.2015 pronësia i kalon Nikola Gorgiev, K-Media Corporation, Maqedoni – nuk është kërkuar apo aprovuar nga KPM
1.3 08.12.2015 pronësia i kalon Seine LTD, British Virgin Island, pronarë të panjohur, nën menaxhim të shtetasit qipriot Marinos Stylianides – nuk është lajmëruar dhe as aprovuar nga KPM
1.4 Më 28.12.2018 Aleksandër Frangaj rrejshëm pretendon që është pronar i Klan Kosova dhe kërkon ripërtrirje të licences. Bordi i KPM në përbërje nga Muja Ferati, Violeta Hyseni, Xhemajl Krasniqi, Vlorë Berisha dhe Anita Muriqi e aprovojmë kërkesën për licencim, pa ditur se kush është pronari i vërtetë, siç e kërkon Ligji dhe Rregullorja e KPM për Kushtet e Licencës.
2. Neglizhenca e KPM gjatë bartjes së pronësisë/KGO Media Investments nuk deklarohet nëse është regjistruar ligjshëm në Republiken e Kosovës, siç kërkohet me nenin 4 të Ligjit të KPM
2.1 Më 09.10.2020 Klan Kosova kërkon ndryshim të pronësisë nga Aleksandër Frangaj tek KGO Media Investments, pronari Kushtrim Gojani. Aleksandër Frangaj edhe një herë rrejshëm prezentohet si pronar i Klan Kosova.
2.2 KPM në përbërje Xhevat Latifi, Granit Musliu, Violeta Hyseni, Azra Dešić dhe Maja Slavić e miraton pa ndonjë verifikim.
2.3 Kushtrim Gojani, si pronar i ri, nuk ishte përgjigjur në kërkesën e KPM nëse KGO Media Investments është kompani e regjistruar ligjshëm në Kosovë dhe në pajtim me ligjin e zbatueshëm. KPM në kundërshtim me Ligjin dhe kërkesat e Rregullores për Kushtet e Licences, anashkalon këtë kërkesë thelbësore sipas Ligjit të KPM dhe të njetën e aprovon, pa verifikim.
2.4 Pronarët e Klan Kosova ndërmjet 2015-2020, sipas KPM, janë të panjohur. Të njejtit, as nuk janë lajmëruar dhe as aprovuar nga KPM, në kundërshtim me Neni 21 dhe 22 të Ligjit të KPM dhe në kundërshtim me Rregulloren për Kushtet dhe Termet e Licences së KPM.
3. Cështjet biznesore dhe fiskale
Kompania maqedonase “Shoqëria për marketing KGO Media Investments” ShPKNjP (shpk një-personëshe), e cila e ka në pronësi kompaninë kosovare që ka licencë si media televizive – “Klan Kosova” shpk, është e regjistruar në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 1 prill 2016.
3.1 Pronar i vetëm i kësaj kompanie maqedonase është Kushtrim Gojani, nga Gjakova. Në vitin 2016 kjo kompani është regjistruar si kompani me kapital të huaj, nga Serbia. Shtetësia e themeluesit, pronarit të vetëm dhe drejtorit të kësaj kompanie ka qenë Serbia. Adresa: “Hisni Zaimi, Gjakovica, Srbija”.Aktiviteti i vetëm i kompanisë, sipas NACE3: 73.11 – Agjencion për Marketing.
3.2 Gjykuar sipas pasqyrave financiare të cilat i ka publikuar në regjistrin tregtar të Maqedonisë Veriore, kjo shoqëri tregtare ka qarkulluar mesatarisht në 2021-2022 rreth 300 EUR në vit (shifrat me denarë maqedonas, shprehur në valutën vendore atje).Më 26.04.2021 kjo kompani e ndërron kontaktin, konkretisht adresën elektronikenga kgojani@gmail.com, në: mycompaniesonline4@gmail.com
3.3 Deri në mes të qershorit 2023 situata ka qenë kësisoj. “Klan Kosova” ka operuar në Kosovë, ka qenë e licencuar, për më tepër ka blerë edhe medie tjera në Kosovë dhe ka marrë miratim nga rregullatori.
3.4 Kur mediet raportuan për çështjen ‘Klan Kosova” shpk, në këtë kompani maqedonase janë bërë dy ndryshime të “gabimeve teknike”, dhe atë më 16 dhe 20 qershor 2023. Në të dy herët, është ndërruar pasaporta e pronarit. Më 16 qershor 2023, pasaporta serbe është zëvendësuar me pasaportën kosovare. Kurse më 20 qershor 2023, pasaporta kosovare është zëvendësuar me një pasaportë tjetër kosovare. Me këtë rast edhe adresa nga “Hysni Zajmi”, është bërë “Faik Konica”. Pra, shtetësia e pronarit dhe e drejtorit të kësaj kompanie qenka bërë “Kosovo’
3.5 Por, si qëndron puna me prejardhjen e kapitalit të huaj? Do të shohim te çertifikata e regjistrimit të kësaj kompanie maqedonase dhe tek certifikata e deklarimit të pronarit të vërtetë.
Historia e regjistrimit të KGO Media Investments DOOEL:
Prejardhja e kapitalit: E huaj
Historia e pronarëve të vërtetë të KGO Media Investments DOOEL
Të dhënat mbi pronarin e vërtetë:
Emri e mbiemri: Kushtrim Gojani
Shteti: Serbi
Muaji dhe viti i lindjes: tetor 1983
Shtetësia: Kosovë”