Pas një muaji trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri që pësoi lëndime të rënda trupore në fshatin Hogosht të Kamenicës, ka ndërruar jetë. I ndjeri, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq këtë të diele.
Bëhet e ditur se i ndjeri është Alim Sermaxhaj, 77-vjeçar.
Ai ishte dërguar në QKUK për trajtim, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte pësuar më 28 qershor të këtij viti si pasojë e një konflikti.
I dyshuari ishte arrestuar dhe ishte shoqëruar në stacion policor për intervistim, shkruan Sinjali.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.