Një krim i rëndë në familje është regjistruar në fshatin Zëmblak të Maliqit këtë mbrëmje.
Një 46-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj dhe trupi i pajetë është gjetur nga forcat e rendit në gropën septike të banesës së tyre.
Viktima është identifikuar si shtetasja Luiza Mullalli, ndërsa autori është bashkëshorti i saj, Gjergji Mullalli.
A2cnn raporton se autori punonte në ndërtim, ndërsa viktima ishte e punësuar në një rrobaqepësi në Korçë. Sipas familjarëve të viktimës autori konsumonte shpesh alkool. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve, 2 vajza dhe një djalë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.