Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zemblak Maliq, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.
Sipas Policisë, viktima është, Luiza Mullalli [46-vjeçare], trupi i së cilës u gjet në një gropë skeptike pranë banesës së saj.
Ndërsa dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i të ndjerës, Gjergji Mullalli, i cili ende s’është arrestuar.
“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja Luiza Mullalli, 46 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gjergji Mullalli”- njofton Policia.