Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po vazhdon me “pasivizimin” e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Vela ka thënë se përderisa Serbia po e bën këtë veprim në Luginë të Preshevës, ajo po ua lehetëson rusëve marrjen e nënshtetësisë.
Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, ka shkruar Vela.
Derisa kujtojmë se ka kohë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me pasivizimin e adresave.