Futbollisti Egzon Sinani, ka njoftuar se nuk do ta vazhdoj kontratën me skuadrën e Gjilanit.
Sinani, theksoi se me klubin gjilanas ka pasë kontratë vetëm deri në përfundimin e garave evropiane.
Ai tregoi se shumë shpejt do të jap informata për hapat e radhës në karrierën e tij.
“Me këtë shkrim dua të ju njoftoj që me përfundimin e garave Europiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani , faleminderit të gjith atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Europiane”, shkroi Sinani.