Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shijon pushimet disa ditore në shtëpinë e saj, siç e quan vetë, Shqipërinë.
E njëjta ka publikuar pamje nga atje, ku bën të ditur se këto ditë po i kalon me disa nga njerëzit e saj të afërt.
Në postimin e fundit, shfaqi linjat përfekte trupore, ajo ka publikuar edhe një video duke kënduar së bashku me motrën e saj, Rinën dhe një pjesë tjetër të miqve, një prej këngëve më të pëlqyera të publikut shqiptar nga PINT “Semafori”.
Nën një atmosferë të zjarrtë, Dua u pa tejet e lumtur duke kënduar shqip, teksa përshkrimit të fotografive ia bashkangjiti edhe pytjen epike të shqiptarëve ndaj mërgimtarëve “A ma mirë ktu a atje?”.