Klubi i Chelsea është ndëshkuar me një gjobë prej 8.6 milionë paundëve për shkak të disa shkeljeve që janë bërë. Këto shkelje rezultojnë që në kohën kur Roman Abramovich ishte presidenti i klubit blu, me informacion të mangët financiar në deklarimin e shpenzimeve.
Transaksionet e pa deklaruara datojnë mes viteve 2012 deri në vitet 2019.
Kujtojmë se ditën e djeshme, UEFA dënoi edhe Juventusin, me gjobë dhe përjashtim nga kupat e Europës.