Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është kërcënuar para disa javësh nga persona të panjohur.
Policia e Kosovës ditën e sotme në kufi tek Dheu i Bardhë, ka arrestuar 57 vjeçarin, Afrim Bajrami i cili është i dyshuari për kërcënimet ndaj deputetes, Musliu – Shoshi.
I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin dhe me vendimin e prokurorit kujdestar ne Prokurorinë Themelore ne Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orë.
‘’Kanosje – Neni 181 02.06.2023 19:00 Rr.”Fehmi Lladrovci” I e Dyshimti Afrim Bajrami 1966 Viktima Ariana Musliu Shoshi 1985 Më datën 03.06.2023, rreth orës 16:30, është paraqitur pala ankuese e lartcekur e cila punon në pozitën e deputetes në Kuvendin e RKS-së, e cila ka deklaruar se përmes rrjetit social facebook më datën e lartcekur ka pranuar mesazhe me përmbajtje shumë kërcënuese për te dhe familjen e saj, nga profile te panjohura . Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti ne drejtim te veprës penale kanosje, nga neni 181 i KPRK-së, rasti i dedikohet njësisë së hetimeve për veprime të mëtutjeshme.
Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria e Krimeve të Rënda, Krimet Kibernetike si dhe shefi i Hetimeve Njësia e Hetimeve Rajonale të Prishtinës me te pranuar rastin për Hetim, ne mënyrë urgjente ne koordinim me prokurorin ka ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe me asistencë edhe te njësive tjera relevante te policisë, si dhe me bashkëpunim me autoritete Ndërkombëtare, ka arritur qe që të identifikojë personat e dyshuar lidhur me këtë rast. I dyshuari me të dhënat e lartcekura ka qenë ne kërkim Policorë për rastin dhe me datë 28.06.2023 i njëjti është ndaluar ne pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardh derisa ka qenë duke hyr ne territorin e RKS.
I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm z. Eset Rama, i dyshuari me aktvendim mbi ndalim është ndaluar për 48 (Dyzet e tetë) orë.’’ thuhet ne njoftimin e Policisë.