Të premten është arrestuar një person në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se më datë 12.07.2023 ka bërë deklarim të rremë në Prokurorinë e Shtetit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas marrjes në pyetje nga ana e PK-së, personi në fjalë është dërguar në mbajtje, raporton Klan Kosova.
“. Me datë 28.07.2023 është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se kur është deklaruar (në Prokurorinë e Shtetit) lidhur me një rast i cili është në procedurë që nga viti 2020 ka bërë deklarim të rrem. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.