Lajmi për vendimin e Qeverisë për suspendimin e licensës për mediumin “Klan Kosova”, tashmë është publikuar edhe në “Reuters”.
Ky medium shkruan se një prej televizionev private më të mëdha në shtet, ka alarmuar gazetarët të cilët kanë akuzuar partinë në pushtet për një luftë të hapur ndaj mediave.
“Çështja filloi muajin e kaluar kur qeveria tha se kishte identifikuar probleme me certifikatën e regjistrimit të stacionit televiziv Klan Kosova. Mediumi më vonë tha se i kishte rregulluar tashmë ato probleme, siç ishte kërkuar.” – thuhet në raportim.
Ndërkohë, në raportim përmendet se “Klan Kosova” u hap në vitin 2009 dhe shpejt u bë një prej mediave më të mëdha në vend.
Po ashtu, përmendet edhe reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës të cilët u shprehën të shokuar me këtë vendim.
Tutje “Reuters” thekson se kjo hera e parë që një qeveri mbyll në media, që prej kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Krejt në fund, përmenden edhe tensionet në veri, gjë që sips këtij mediumi, shkaktoi përplasje të kryeministrit Albin Kurti me vendet perëndimore, të cilat kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj politik e financiar të Kosovës.