Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit. Atje ka ndodhur një vrasje e trefishtë. Abedin Bekteshi ka vrarë gruan dhe djalin e tij.
Kushëriri i tij tha se i ndjeri ishte punëtor ndërsa tha se djali i tij kishte sëmundje mendore.
“Ai ka qenë shumë punëtor, shpijnë ma ka maru vet. Djalin e ka pas me probleme mendore po s’ka bo kurrë gjest të keq. Jemi tmerru shumë, s’e di çka me than, s’e kemi prit prej tij kurrë”, tha kushëriri i tij për Insajderin.
Deri më tani akoma nuk dihet se cilat ishin motivet që çuan në vrasjen e trefishtë.