Kuvendi i Kosovës nuk e ka mbajtur seancën e paraparë për sot.
Në mungesë të kuorumit, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka propozuar që seanca të mbyllet.
Të pranishëm ishin vetëm disa deputetë të opozitës dhe pozitës.
Seanca ishte e fundit për sesionin pranveror. Kuvendi do t’i kthehet punës në shtator.