Victor Osimhen është afër nënshkrimit të kontratës së re me Napolin, gjë do t’i largonte klubet që janë duke u interesuar për nigerianin.
Siç shkruajnë mediat italiane, Napoli dhe Osimhen janë afër arritjes së marrëveshjes, pas disa raundeve bisedimi me agjentin e tij, Roberto Calenda.
Por klauzola e tij e lirimit është kryetemë, pasi klubi napolitan po kërkon që ajo të jetë 200 milionë euro, teksa përfaqësuesit e Osimhenit duan që ajo të jetë më e ulët – 150 milionë euro.
Kontrata aktuale e nigerianit skadon në vitin 2025, dhe siç është raportuar, ai do ta zgjat marrëveshjen të paktën edhe për një sezon tjetër.
Nëse ai arrin marrëveshje me Napolin, klubet si Manchester United dhe Paris Saint-Germaini duhet të drejtojnë gjuetinë dika tjetër.