Shani Tafolli, i njohur me nofkën në TikTok ‘Shani Tmerri’ nga Ferizaj, tash e disa ditë po vazhdon me kërcënime ndaj shtetasit të Shqipërisë, Aleks Visha gjithashtu i njohur në TikTok.
Tash e disa ditë ky person i njohur me nofkën ‘Shani Tmerri’ po terrorizon ndjekësit dhe gjithë personat në Kosovë, duke njoftuar se do ta rrah dhe do ta vras shtetasin e Shqipërisë.
Ky çfarë ‘Shani tmerri’ sillet si të mos kishte fare polici në shtetin tonë. Ai nëpër video të drejtpërdrejta në TikTok, ka kërcënuar Aleks Vishën me armë zjarri, por dhe e ka ofenduar, e sharë në gjuhën më të ulët.
Madje ai e ka ftuar këtë të fundit që të vijë në Ferizaj për të qeruar hesapet. Visha ka qëndruar dje në Ferizaj por për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë konflikt.
Tafolli i cili njihet për vepra tjera penale, i cili gjithashtu ishte i dënuar për sulm ndaj personit zyrtar, thotë se është në arrati dhe nuk guxon të dalë në qytet të Ferizajt.
Ky person tregon mjaft mirë se si është duke funksionuar momentalisht drejtësia e Policia, e cila nuk po i vëzhgon këta ‘tiktokera’ që shajnë, kërcënojë, e u bien në qafë njerëzve në rrjete sociale, e sidomos atyre që as nuk janë të Kosovës.
Rasti si ky është alarm për policinë, pasi kemi parë shpesh që nga zënkat në rrjetet sociale kanë përfunduar në tragjedi.
Më poshtë keni video të publikuara në TikTok, por që nuk preferohen nën moshën 18 vjeçare dhe kanë fjalor ofendues e kërcënues