Në seancën e djeshme plenare, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për Skemat Pensionale, i cili heq padrejtësinë me të cilat janë ballafaquar punëtorët të cilët në vitet e 90-ta janë larguar nga puna në mënyrë të dhunshme.
Shoqata e Pensionistëve të Kosovës thotë se nëse projektligji do të vazhdojë të neglizhohet ata do të ndjekin rrugët ligjore. Përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, thonë se qeveria ka bërë shkelje të vendimit të gjykatës Kushtetuese duke vonuar procesin e miratimit të këtij projektligji. Njohës të fushës së drejtësisë vlerësojnë se ky projektligj ka nevojë të miratohet sa më parë.
Edhe pse Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për skemat pensionale, i cili tashmë ua njeh të drejtën edhe punëtorëve të cilët nuk e kanë përmbushur kriterin e përvojës së punës prej 15 vjetësh para janarit të vitit 1999, Nijazi Gashi nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, thotë se ende janë skeptikë nëse ky ligj do të miratohet përfundimisht.
“Kam përshtypjen që këta po i bëjnë këto veprime sa për të lënë përshtypje para opinionit dhe para kësaj kategorie që janë duke bërë diçka e në realitet nuk janë duke bërë asgjë. Po ne nuk kemi tjetër rrugë përpos rrugëve ligjore dhe nkrmalisht që do te ankohemi dhe nëse nuk na mjaftojnë instancat vendore ne do t’i qasemi edhe institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të kategorisë së të moshuarve”, tha Gashi.
Eranda Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, konsideron se qeveria ka shkelur vendimin e kushtetueses, duke vonuar miratimin e projektligjit për skemat pensionale.
“Tashme kanë dërgu në atë procesin që të miratohet në procedurë të shpejtë në kuvend përderisa një veprim i tillë edhe pse e kemi me procedurë të përshpejtuar nuk i përmbushë afatet e rregullores së punës së Kuvendit. Ende nuk është në përputhje me aktgjykimin e kushtetueses. Dmth qeveria këtu nuk ka zabtu aktgjykimin e gjykatës gjë që është dashur që gjithsesi ta bëjë mirëpo në anën tjetër në aspektin se sa do të ndikojë edhe nëse miratohet projektligji i tillë themi se përveç rëndësisë.së madhe që ka skema pensionale dhe reformave në këtë aspekt dhe largimit e.asaj dispozite diskriminuese që ka konsideru edhe gjykata konsiderohet se ka shkelje relativisht të larta sa i përket rregullores për standatet minimale për konslutime publike”, tha Eranda Zekaj – IKD.
Njohësi i fushës së drejtësisë, Jeton Halili, ndërkaq, thotë se miratimi i projektligjit për skemat pensionale ishte më se i nevojshëm.
“Une mendoj qe ky ligj eshte dashte moti te kaloje dhe tash ne kohen e veres tu jepen qyettareve ato mjete se jan disa procedura te nenshkruhet nga presidentja dhe te kaloje ne gazeten zyrtare dhe te filloje aplikimi i cdo qytetari meqe eshte njera e tyre dhe jane mjetet e tyre dhe shpresoj qe te kaloje sa me shpejte t votohet dhe te jetesohet ai ligj per te mire te popullates se Kosoves”, tha Halimi,
Pas miratimit në lëxim të parë të projektligjit për skemat pensionale, Kuvendi pritet ta miratojë në lexim të dytë./21Media