Një 28 vjeçar është vetvrarë sonte në Prishtinë, raporton Gazeta Papirus.
Lajmin e ka konfirmuae Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci bën të ditur se sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për vetëvrasje.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi ai.
Borovci theksoi se aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.
Gazeta Papirus, ka siguruar foto nga vetura ku është gjetur i vrarë 28 vjeçari/Gazeta Papirus/