Këshilltari i ministrit Xhevdet Pozhari me arrogancën e pushtetit të tanishëm e shkroi një arsyetim kot e hipokrit për kufizimin e hapësirës për gazetarët në ballkonin e Kuvendit të Kosovës.
Tash këshilltari i ministrit Pozhari me hipokrizi të hatashme vendosi që t’i mbrojë ata që dikur i quante kolegë gazetarë, së paku në publik, pasi sjelljet e qëndrimet e tanishme më shumë i përshtaten një aparatçiku të komisariatit të agjitacionit dhe propagandës.
Ai ka pretenduar se kjo është bërë për arsye shëndetësore për gazetarët. Shih ti tash, 23 vite në kuvend gjë si gjeti gazetarët në kuvend. Deputetët në anën tjetër paraqesin rrezik për këtë shoqëri mund të thuhet lirisht. Rrezik që këta gjoja më intelektualët të sulmojnë dikë me shishe, por ka aty edhe tillë që rrezik që të hedhin gaz lotsjellës, a koktej molotovi e zollë ndoshta po s’u pajtove me ta.
“Kam qenë edhe dëshmitar i rasteve sesi kameramanët nga dëshira që të marrin një pamje më shumë, një lajm më tepër, janë afruar aq shumë tek barriera e rrethojës me xham dhe lehtësisht kanë mundur të aksidentohen. Tybe shumicës nga ju as sigurimin shëndetësor nuk ua paguan kompania.”
“Interpretojeni si të doni vendosjen e masave të sigurisë, veç mendojeni se para lajmit vjen shëndeti” këshilloi ish kolegu thuajse qenka përpjekje e kotë kjo thuajse ky na qenka arbitri. Këshillo më mirë shefin të mos tymos duhan fshehtas si një ministër hipokrit i shëndetësisë.