Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar projektligjin për skemat pensionale, raporton Gazeta Papirus.
Ishin 76 deputetët e pranishëm në sallë që votuan për, duke mos qenë asnjë që votë kundër apo abstenimi.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kërkoi që ky projektligj të shqyrtohet e pastaj të sillet sërish në Kuvend sipas afateve.
Projektligji ishte përkrahur nga të gjitha partitë në Komisionin për buxhet dhe financa/Gazeta Papirus/