Milani po tregohet shumë aktiv në merkato. Kuqezinjtë siguruan edhe shërbimet e Samuel Chukwuezes nga Villarreali për 28 milionë euro, përfshirë bonuset.
Duke gjetur më një fund një lojtar cilësor për krahun e djathtë të sulmit. 24-vjeçari nigerian do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Milanin.
Nga e cila do të përfitojë rreth 4 milionë euro neto në sezon. Sezonin e fundit e mbylli me 13 gola dhe 11 asiste në La Liga.
Chukwueze kreu testet mjekësore ditën e mërkurë, teksa sot do të firmosë kontratën me “Djallin” dhe do të zyrtarizohet si përforcimi i radhës i klubit italian.
Pas emrave si Marco Sportiello, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romero, Christian Pulisic dhe Tijjani Reijnders.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, u shpreh shkurtimisht lojtari afrikan, i cili do të stërvitet i vetëm në Milanello gjatë këtyre ditëve.
Derisa skuadra të rikthehet nga turi në SHBA, dhe të bashkohet me shokët e rinj. Chukwueze është një futbollist driblues, i shpejtë dhe i aftë përpara portës kundërshtare.
Blerja e tij ka entuziazmuar tifozët, të cilët po presin me padurim nisjen e sezonit të ri. Me Stefano Piolin që më në fund do të ketë një lojtar plot kualitet në linjën e djathtë të ofensivës.