Tifozët e ekipit serb të futbollit “Crvena Zvezda”, në një ndeshje miqësore të mbajtur të mërkurën ndaj ekipit italian Fiorentina, “Delije” kanë bërë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se këta tifozë po i përçojnë mesazhet që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.
“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”.
“Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht. Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
Ky veprim i tifozëve të ekipit serb të futbollit, ka ndodhur në minutën e 12-të dhe sekondën e 44-të, duke e ndërlidhur atë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
1/3 Crvena Zvezda ultras supporters “Delije” showed a banner citing “When the army will go back to Kosovo” during a friendly game against italian club Fiorentina. pic.twitter.com/jK86uQM2ke
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 27, 2023