Seanca plenare ku ishte paraparë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara ka përfunduar.
Dardan Beqiri dhe Radoica Merdinjac janë emrat e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës të cilët sot morën mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për këto pozita.
Dardan Beqiri mori 59 vota, ndërsa Radoica Mërdinjac u votua nga 52 deputetët, derisa në votim morën pjesë gjithsej 75 deputetë.
Nga radhët e komunitetit shqiptar në garë ishin Dardan Beqiri dhe Besnik Aliu, ndërsa nga komuniteti serb, Dragan Stankoviq dhe Radoica Merdinjac, raporton kp.
Duke qenë se opozita nuk ndodhej në sallën e Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, propozoi që të zhvendoset në njërën nga seancat e sesionit vjeshtor propozim-rezoluta për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës në orën 14:00 do të mblidhet përsëri në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin.