Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me vonesë, dhe në këtë seancë janë duke tatuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Në fillim të kësaj seance janë votuar gjashtë amendamente të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Amendamentet kaluan me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas kësaj është hedhur në votim në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Edhe Projektligji u miratua me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në votim përveç deputetëve të LVV-së, morën pjesë edhe disa nga deputetët e LDK-së. Në votim nuk morën pjesë fare deputetët e PDK-së dhe AAK-së.