Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë Kurti për sulmin ndaj mediave.
Ajo e ka quajtur “pushtet autoritar” Qeverinë.
Qeveria Kurti është Qeveria e parë që ka nisur përndjekjen e medias e gazetarëve. Kjo është njollë për demokracinë e Kosovës”, u shpreh Kodra-Deli.
Ajo ka thënë se Qeveria Kurti nuk ishte e gatshme të ballafaqohet lidhur me luftimin e pandemisë prandaj sulmoi mediat.
“Në trajtimin e skandalit të vaksinave, më mirë për ta ishte t’i sulmonte mediat sesa të ballafaqohej me pandeminë. Duke sulmuar mediat, ky pushtet autoritar deshi t’i paraqes ato si të rrezikshme. Gazetarët kontribuojnë në luftimin kundër pandemisë, e bëhen edhe vetë viktimë”, tha ajo.