Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka takuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, bashkë me mbesën e tij, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të mërkurën në Pejë, rreth orës 13:00.
Rasti është iniciuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Njoftimi i plotë:
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS- Pejë 26.07.2023 – 13:00. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull shtetas të Shqipërisë me mbesën e tij , viktimë femër shtetase e Shqipërisë duke kërkuar lëmoshë. Të njetit janë intervistuar dhe me vendim të prokurort janë liruar”./GazetaPapirus/