Një burrë dyshohet se e ka humbur kontrollin me veturën e tij dhe për pasojë është përplasur me një kamion, ku ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Sipas raportit të Policisw së Kosovës, drejtuesi tjetër ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Gjakovë, rreth orës 10:45.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./GazetaPapirus/