Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino pranon se e sheh mbrojtësin Reece James si një kapiten të mundshëm të klubit.
Mbrojtësi 23-vjeçar e ka kapërcyer lëndimin dhe i është bashkuar skuadrës në SHBA për përgatitjet parasezonale dhe mund të shohë veten në aksion kundër Neëcastle.
Pochettino duhet të emërojë një kapiten të ri pas largimit të Cesar Azpilicueta për Atletico Madrid dhe James shihet si një mundësi ideale.
“James është një nga mundësitë. Ne po flasim që nga dita e parë për objektivat e tij dhe si ishte ai në vitet e fundit në klub”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Ai e ndjen Chelsean, pasi erdhi nga akademia. Ai është një nga profilet, një nga lojtarët që mund të jetë kapiteni i tanishëm dhe i ardhshëm i klubit”.