Policia e Kosovës në Shtime ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që është raportuar të martën rreth orës 21:00, shkruan Gazeta Papirus.
Sipas policisë, viktima mashkull, me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion.
“Është raportuar për një mashkull kosovar që ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë/Gazeta Papirus/