Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me spektakël ndaj Larnes në takimin e parë kualifikues për në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës i shënoi kundërshtarit dy gola për shtatë minuta, duke i dominuar qysh nga minuta e parë.
Fillimisht u njoftua se kapiteni Edvin Kuç nuk mund të paraqitet në këtë ndeshje për shkaqe shëndetësore, duke u zëvendësuar nga Almir Kryeziu – që doli të ishte një fat për ta.
Albion Rrahmani shënoi nga penalltia në minutën e 26-të për 1-0, duke u sjell më shumë komoditet bashkëlojtarëve të tij.
Por, për t’i bërë gjërat edhe më mirë, Almir Kryeziu (33’), shënoi për 2-0, për t’i elektrizuar tifozët e skuadrës nga Suhareka.
Ballkani shkoi në pushimin mes pjesëve me dy gola epërsi, ndërsa në 45 minutat e dytë do të synojë të shënojë edhe më shumë gola, për të qenë më të sigurt për takimin e dytë që e zhvillon pas një jave.
Albion Rrahmani ??(2000) takes the lead from the spot!
?️ @FootColicpic.twitter.com/vfnsvylWTJ— Football Report (@FootballReprt) July 25, 2023
Almir Kryeziu doubles the lead!
?️ @lefootenmieux pic.twitter.com/dEPtGNLnrw— Football Report (@FootballReprt) July 25, 2023