Ish-futbollisti i Real Madridit, Eden Hazard, thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Inter Miami, pasi po preferon të qëndroj në Evropë.
Belgu është lojtar i lirë, pasi arriti marrëveshje me Real Madridin për shkëputjen e kontratës. Kishte raportime se Inter Miami donte që ta merrte në skuadrën e yjeve së bashku me Leo Messin, Sergio Busquetin dhe Jordi Alban.
Megjithatë, sipas Voetbalktrant, Hazard nuk e ka pranuar një ofertë të tillë, pasi është duke pritur një ofertë nga klubet evropiane.
Hazard ka qenë i lidhur edhe me një rikthim në Belgjikë te Anderlechti, por klubi belg e ka përjashtuar mundësinë që të nënshkruajë me të.
Ndërkohë, me kombëtaren e Belgjikës, ai është pensionuar, teksa ishte bërë fjalë që një gjë të tillë do ta bëjë edhe në futbollin profesionist.