Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Zyra e Sveçles njofton se atij i ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe detyrën e re.
“Me këtë rast Ministri Sveçla i bëri një rezyme të përgjithshme angazhimeve të tija si ministër dhe prioriteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës, sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në këtë takim thuhet se u diskutua për bashkëpunimin në mes të institucioneve dhe se kishte dakordim në mes të dy palëve, që ky “bashkëpunim i mirë” mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EULEX-it, të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Z. Barbano falënderoi ministrin për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të misionit në kuadër të përgjegjësive që ka, për vazhdimin e partneritetit mes të dy institucioneve”, thuhet në njoftim.