Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme dhe se s’ka pasur kurrë sanksione e raporte të cenuara me aletatët deri tash, raporton Express.
Ai ka përmendur edhe rrahjen në Kuvend, jo transaparencën e Qeverisë ndaj mediave dhe linçimet, bashkëpunimin e dobët të Qeverisë me komunat dhe sindikatat e shoqërisë civile si dhe situatën në veri, duke thënë se s’ka qenë kurrë situata më e keqe.
Si rezultat i kësaj gjendje, Hoti ka thënë se kurrë më shumë qytetarë s’kanë emigruar se në këto dy vite, duke përjashtuar vitet e 90’ta.
“Si rezultat, kurrë më shumë qytetarë nuk kanë emigruar se në këto dy vite (përveç gjatë viteve të 1990-ta). Kurrë më shumë qytetarë sesa tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të emigruar: 57% e qytetarëve duan të emigrojnë”, ka shkruar Hoti.