Një person ka vdekur në Istog të hënën pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.
Sipas mjekut kujdestar viktima pasi që është pranuar ne spital ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Istog 24.07.2023 – 12:20. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë në traktor i njëjti ka rënë aksidentalisht nga traktori me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Sipas mjekut kujdestar viktima pasi që është pranuar ne spital ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjes për ceremoni të varrimit.