Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete një burrë në Bjeshkët e Nemuna.
Siç njoftoi ky shërbim, viktima u gjet afër një burimi të ujit në majën 2000 metra lartësi mbidetare, pa shenja jete.
Presoni i vdekur është i gjinisë mashkullore me inicialet D.B.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 24 korrik 2023, ShkKshMK rreth orës 06:00 të mëngjesit pranoi një thirrje nga një i afërm i një personi i cili kishte dalur për ecje rekreative bashkë me një familjar tjetër të tij drejtë Majës së Kopranikut – bjeshkët e Nemuna regjioni Pejë.
Shumë shpejt anëtarët e stacioni të ShKShMK në Pejë koordinohen me emergjencat dhe Policinë e Kosovës stacioni rajonal i Pejës dhe nisen drejt vendit të ngjarjes.
Viktimën mashkull me inicialet D.B. sipas edhe informatave të mëparshme shpëtuesit tanë e gjejnë afër burimit të ujit që gjendet afër majes në 2000m/Lmd pa shenja jete. Pas ekzaminimeve të vendit të ngjarjes nga ana e Policisë dhe me konsultim edhe te prokurorit të shtetit, shpëtuesit tanë filluan bartjen e viktimës deri ne vendin ku edhe ka mundur te arrij ekipi mjekësor të cilët pas ekzaminimit të viktimës konstatojnë vdekjen si pasoje e arrestit Kardiak.
Shpëtuesit tanë bënë bartjen e viktimes në një teren te vështirë për bartje dhe më pas viktimën e dorezojnë ne spitalin e qytetit te Pejës për ekzaminime te mëtutjeshme.
Familjarëve dhe miqve ju shprehim ngushllimet më të sinqerta .
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës