Është tensionuar situata në Libofsh të Fierit.
Pas mbylljes së qendrës së votimit një person ka shkuar me sëpatë në dorë duke kërcënuar komisionerët, që tashmë kanë mbyllur dyert.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici Mikel Postollin, rreth 30 vjeç, për të cilin banorët thonë se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Banorët shprehen më tej se shtetasi i lartpërmendur jeton një varfëri ekstreme, në fshatin Havales, në shtëpinë e njerkës.
E ëma e ka lënë jetim që në moshë të vogël, ndërsa babai i tij ka ndërruar jetë rreth 3 muaj më parë