Sadio Mane do të jetë futbollisti i Al-Nassr në tri sezonet e ardhshme. Vetëm një sezon zgjati aventura e sulmuesit senegalez te Bayern Munchen.
Klubi nga Arabia Saudite, që ka në përbërje edhe Cristiano Ronaldon, do të paguajë 40 mln euro në arkat e kampionëve të Gjermanisë për kartonin e 31-vjeçarit.
Ndërkohë që Mane, do të përfitojë 40 milionë euro në sezon nga akordi me Al-Nassr. Ekip në të cilin do të formojë repartin e sulmit me legjendën portugeze.
Mane shënoi 12 gola në 38 ndeshjet e zhvilluara me Bayern Munchen. Sezonin e fundit e nisi me suksesin në Superkupën e Gjermanisë. Dhe e mbylli me fitimin e Bundesligës.