Një 52-vjeçar shqiptar ka vdekur në Itali.
Bëhet fjalë për Argon Gjylën, i cili kishte hyrë për t’u freskuar në një lumë në zonën e Pedrerës, por nuk doli gjallë nga aty.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së dielës, në sy të familjes.
Siç shkruajnë mediat italiane, Gjyla i cili banonte në Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje, duke kaluar urën e rrugës Provinciale dhe duke shkuar në bregun e Soncino.
Megjithatë, sapo hyri në lumë, u zhduk nën ujë.
Disa burra vrapuan menjëherë për t’i dal në ndihmë, përcjell Klankosova.tv.
Ata derisa ishin duke pritur ambulancën dhe helikopterin për ta dërguar në spital, i dhanë ndihmën e parë.
52-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq pas pasi u shtrua.