Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohë që ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë.
E lidhur me këtë nesër AAK-ja pritet që të organizojë tryezën e tretë.
‘’Tryeza e tretë do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së’’, thuhet në njoftim.
Tryeza mbahet këtë të hënë, më datë 24 korrik, ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, thuhet më tutje në njoftim.