Tashmë gjithçka është zyrtare, pas Tonali e Minteh, tashmë “bardhezinjtë” e Newcastle kanë arritur të sigurojnë shërbimet e anësorit të Leicester, Harvey Barnes, objektiv ky që kërkohej prej kohësh nga drejtuesit e klubit.
Akordi mes klubeve është arritur për shumën e 44 milionë eurove, me 25-vjeçarin që ka firmosur për 5 vite me “dallëndyshet” e Premier League, duke forcuar akoma më shumë sulmin e skuadrës së Eddie Howe.
Ndërkaq, kujtojmë se pavarësisht sezonit të keq, që “dhelprat” e Leicester kaluan Barnes ishte ndër më të mirët e skuadrës, teksa në 34 përballje të Premier League arriti të shënojë 13 gola, si dhe të dhurojë 3 asistime.